Festë në familjen e Dua Lipës
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa sot ka uruar një person mjaft të dashur të saj, për ditën e veçantë.
Nëna e Duas, Anesa sot ka ditëlindjen dhe me këtë rast, artistja ka zgjedhur fjalitë më të mira për të ëmën, shkruan rtv21.tv
Duke uruar nënën, në ditën e saj të shënuar, Dua ka theksuar se e ëma e saj është personi me zemrën më të madhe që njeh.
Dua, në instagram, ku numëron 68 milionë e 200 mijë ndjekës ka publikuar disa fotografi me nënën, ndër vite, në të cilat ka marrë pëlqime dhe komente të shumta./21Media
View this post on Instagram
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?