Feronikeli shkarkon Klodian Duron
Klubi i Feronikelit ka shkarkuar trajnerin Klodian Duro. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Sipas njoftimit të Feronikelit, drejtimin e skuadrës, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.
“Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro. FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Feronikelit./21Media
Komunikatë për media
FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me…
Posted by KF Feronikeli on Saturday, May 1, 2021
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?