Federata Evropiane e Xhudos për Gjakovën: Nga një ekip i vogël, në majat e botës
Federata Evropiane e Xhudos vazhdon të ketë në vëmendje sukseset e jashtëzakonshme të arritura nga ekipi i Kosovës në xhudo.
Pas artikullit për xhudisten Distria Krasniqi, kjo federatë i ka kushtuar një shkrim special edhe xhudistes tjetër nga Kosova, Nora Gjakova e cila po ashtu fitoi medaljen olimpike në Tokio 2020.
Për 29 vjeçaren, shkrimi thotë se përkundër se ajo vjen nga një ekip dhe një shtet i vogël si Kosova, ajo ia doli që të pushtojë botën me punën e saj.
“Ky kampion olimpik ishte një dekadë në krijim. Nora GJAKOVA ka qenë e vendosur në radarin tonë për shumë vite si pjesë e ekipit të vogël por të fuqishëm të Kosovës. Jo vetëm që 29-vjeçarja mori medaljen e saj të parë botërore, por dominoi duke marrë edhe medaljen e saj olimpike”, thuhet në artikullin e EJU-së.
Tutje Federata ka shkruar se ajo i bashkohet bashkëlojtares së saj Distria Krasniqi si sportiste numër një./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?