Kaloni te përmbajtja kryesore

Faton Peci tregon se a kanë arritur marrëveshje për krijimin e institucioneve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci mendon se ka diskutime të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit.

Ai para mediave tha sot se Kosovës i duhen sa më parë institucionet ku shton se çdo ditë që e humbet në drejtim të konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të institucionit është humbje për Kosovën.

“Po besoj që ajo që pritet është procesi i votimit e të shpresojmë Kosovës i duhet sa më shpejt institucionet, çdo ditë që e humb unë në drejtim të konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të institucionit është humbje për Kosovën, në funksion të kësaj, mendoj që duhet me reflektu. Po mendoj diskutime ka të vazhdueshme, tash të shohim rezultatin, epilogu i votimit në Kuvend, tregon nëse ka ose s’ka”, tha Peci. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button