Kaloni te përmbajtja kryesore

Familja kosovare refuzon dëbimin nga Franca

Familja: “Franca është shteti jonë”

Familja kosovare Abedini, e cila e la Kosovën në vitin 2013, jeton në qytetin Lisieux në Francë, por do t’i duhet ta lë territorin francez në 13 korrik të vitit 2017. Megjithatë, mobilizimi për të mbështetur qëndrimin e tyre, është i madh.

Familja kosovare e cila erdhi në Francë katër vjet më parë, ka pranuar një letër nga Komuna e Lisieux më 17 qershor të këtij viti: ata janë të obliguar që ta lënë territorin francez, më 13 korrik të këtij viti.

Familja Abedini vjen nga komuniteti goran i Kosovës. Kryefamiljari i kësaj familje vuan nga një sëmundje e rëndë e gjakut dhe i duhet një trajtim i veçantë në transfuzionin e gjakut.

“Ai nuk mund të marrë trajtim në Kosovë, është e pamundur që ai të marrë trajtim në Kosovë”, thotë njëri nga doktorët në Spitalin e Lisieux, raporton mediumi francez Actu.fr

Ndërsa, siç shkruan Insajderi, familja Abedini është integruar mirë në shoqërinë franceze.

“Franca është shteti jonë”, thotë Elvedini, kryefamiljari i familjes kosovare. Elvedin Abedini thotë se fëmijët e tij, Ena 3-vjeçare dhe Darisi 8-vjeçar, kanë lindur në Francë dhe nuk kanë lidhje me Kosovën.

“Franca është shteti jonë”, thotë Elvedini, kryefamiljari i familjes kosovare. Elvedin Abedini thotë se fëmijët e tij, Ena 3-vjeçare dhe Darisi 8-vjeçar, kanë lindur në Francë dhe nuk kanë lidhje me Kosovën.

Për ta mbajtur familjen kosovare në Francë, është hapur edhe një peticion.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button