Eurodeputeti holandez pret hapa të radhës nga Spanja, fillimin e procedurave për ta njohur Kosovën

Liberalizimin e vizave për Kosovën eurodeputeti holandez, Thijs Reuten e ka cilësuar sinjë hap të rëndësishëm që sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve të këtij shteti me vendet anëtare të bllokut evropian.
Ai e ka përshëndetur edhe vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave, duke thënë se është sinjal i mirë që Spanja mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes se pavarësisë së Kosovës.
“Shpresoj që hapi i radhës nga Spanja do të jetë fillimi i procedurave për ta njohur Republikën e Kosovës. Jo vetëm Spanja, besoj se në atë drejtim duhet të lëvizin edhe katër shtetet e tjera mosnjohëse brenda bllokut evropian. Konsideroj se duhet edhe më shumë angazhim nga 22 shtetet e tjera të Bashkimit Evropian për t’i bindur ato 5 vendet që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Unë akoma nuk e di datën e saktë, por jam i bindur që ato 5 shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Reuten.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?