Kaloni te përmbajtja kryesore

“Është lëshuar fletarresim për të dyshuarin”, MPB me detaje të reja për vrasjen në Tetovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot dolën me informacione shtesë në lidhje me vrasjen e mbrëmjes së djeshme në rrugën “Shtipska” në Tetovë, ku u vra 39-vjeçari R.T. nga Tetova, shkruan TV21. MPB njofton se tashmë kanë një të dyshuar për kryerjen e veprës dhe se është lëshuar fletarrest për të.

“Inspektorët kanë kryer biseda zyrtare me persona-dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes, janë kryer kontrolle plotësuese, pas së cilës tashmë ekzistojnë baza dyshimi për autorin e mundshëm të krimit, është lëshuar njoftim qendror për privimin e tij nga liria”, shtojnë nga MPB./tv21.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button