Kaloni te përmbajtja kryesore

Escobar pas takimit me liderët: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit që pati me krerët e Institucioneve të Kosovës.
Escobar, pas takimit thotë se opozitarët kosovarë e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.
Escobar në këto takime ishte i shoqëruar edhe nga emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Të dy tashmë po i takojnë liderët e partive opozitare në zyrën e BE-së në Prishtinë./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button