Erdogan i thotë Putinit se një armëpushim urgjent do të hapte rrugën për zgjidhje politike
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i ka thënë presidentit rus se një armëpushim i përgjithshëm urgjent jo vetëm që do të lehtësonte shqetësimet humanitare në rajon, por gjithashtu do të ofronte një mundësi për të kërkuar një zgjidhje politike madje ai i kërkoi Putinit të shtrojë rrugën për paqe.
Sipas presidencës turke, Erdogan tha se Turqia është e gatshme të japë të gjitha llojet e kontributeve që problemi i Ukrainës të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur me mjete paqësore.
Erdogan theksoi rëndësinë e “hapave urgjente për të arritur një armëpushim, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje.
Presidenti turk përmendi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe vende të tjera dhe shtoi se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të zhvilluar negociata gjithëpërfshirëse dhe për të arritur rezultate./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?