Endrit Thaçi me mesazh për ish-krerët e UÇK-së: Kosova ju pret, çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram, tash kur është afruar dita e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së,
Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit,
Endriti ka publikuar një fotografi me babain e tij, duke e shoqëruar me një mesazh:
“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në Instastory.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?