Kaloni te përmbajtja kryesore

Ende renovime dhe mungesa të teksteve në shkolla

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe përveç çështjes së kompletimit me tekste shkollore, në disa shkolla problem mbetet dhe zvarritja e punimeve në renovimin e objekteve.

Sipas nxënësve të shkollës fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, mësimi në një ambient të tillë, është vështirë të mbahet.

‘’kur kemi qenë në kabinet të informatikës kena pas lart muri një hapësir ku kur punëtorët kanë punu kanë ra disa copëza te murit poshtë. nganjëherë e ndalim mësimin në gjysmë se bahet shumë zhurmë, nëse e hapim derën nihet shumë, duhet me mbyll edhe nëse na vjen nxehtë’’, tha Nina Maloku.

‘’na po e kemi shumë vështirë se nuk po mundemi me mbajt mësimin edhe në klas po duhet me mbajt në kabinete, kur ne e hapim derën nuk mundemi sepse ka shumë zhurmë, nganjëherë e kemi ndaluar orën sepse ka pasur shumë zhurmë dhe mbasi është ndal zhurma ne kemi vazhdu’’, tha Ana Maloku

Drejtoresha e shkollës fillore ‘’Gjergj Fishta” në Prishtinë, Supije Zhitia, bëri të ditur se për shkak të punimeve në renovim të shkollës, orët e mësimit janë shkurtuar. Veç kësaj, ajo po ashtu thotë se ende ka nxënës që nuk janë pajisur me të gjitha tekstet shkollore.

‘’kemi modifiku orarin dhe kemi kalu në tri ndërrime duke e shkurtu orën mësimore prej 45 në 30 minuta. Nuk e kemi parapa që del kjo penges që operatorët ekonomik të i shkëputet kontrata, dhe do shohim dhe të planifikojmë eventualisht sa me shpejt të i kthehemi normalitetit. Tek nxënësit 1-5 të shkollës fillorore janë pothuajse tërësisht të pajisur me tekste shkollore, tek klasa 6-9 mund të jetë një 10 % qe ende nuk janë pajisur.

Për problemin që ka shkaktuar zvarritja e punimeve në renovimin e disa shkollave si dhe mungesa e librave për disa nxënës, flet edhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

‘’renovimet të cilat po i bëjmë në shkolla për herë të parë janë aq të thella sa që është e pamundur të bëhen për dy muaj gjatë verës , filloi me vonesa të ndryshme. Sa i përket furnizimit me libra të klasave një deri pesë dhe të gjashtë deri nëntë, ishte një fatkeqësi e madhe sepse humbëm shumë orë mësimore për shkak të furnizimit me librave. Subvencionimi i prindërve nuk ndodhi në kohë reale dhe rrjedhimisht blerja e librave u vonua shumë, ka raste ende nuk janë blerë libra dhe furnizimi me libra ka qenë shumë i dobët., tha ajo.

Gjatë pushimit veror renovimi ka filluar në 22 shkolla të Prishtinës, në pesë prej të cilave ende nuk kanë përfunduar punimet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button