Kaloni te përmbajtja kryesore

Ende nuk dihet se a do të bëhet ligji për femicidin

Një e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Vushtrri nga një person, ndërsa një grua tjetër dyshohet të jetë sulmuar dhe dhunuar nga dy persona të panjohur në Suharekë. Tri raste të dhunës në familje në Pejë e një në Gjakovë. Dhe nga të gjitha rastet, viktimat janë të gjinisë femërore.

“Për periudhën janar – mars të këtij viti, Policia e Kosovës ka evidentuar 698 raste të dhunës në familje, prej tyre 573 femra. Ndërkaq, në vitin 2023, janë 2120 femra viktimë e dhunës në familje.”, tha Policia e Kosovës.

Ndërkohë, raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit flet për një numër aktakuzash në lidhje me dhunën në familje dhe përdhunimet. Dy raste në Prishtinë,  dy të tjera në Prizren, një në Gjilan dhe një tjetër në Gjakovë. Si pasojë e dhunës së familje, statistikat nga viti 2010 deri më tash flasin  për 57 gra të vrara në Kosovë.

Përkundër këtyre të dhënave në Ministrinë e Drejtësisë ende  kanë dilema nëse duhet një ligj I veçantë kundër femicidit në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se janë formuar grupet punuese për të parë nëse është i nevojshëm një ligj I tillë.

”Shumë shpejtë besoj qe Kosova do ta ketë të qartë se si është e rregulluar ne vendet e BE-së ceshtja e femicidit pasi gjatë kësaj kohe kemi pasur dikustime në raport se si ta adresojme, a të shkojmë përmes një neni të vecante apo te kemi një ligj te vecantë per femicidin, megjithkëtë ne e kemi themeluar nje grup punues per hartimin e logjit per femicidin, si dhe grupin per ndryshime ne kodin penal. Tashmë kam pasur nje takim me grupin, ka kendime te ndryshme nese kosova duhet ta kete nje ligj por është e rëndësishme qëllimi të jetë në parandalim të kësaj dukurie…”, tha Haxhiu.

Por, në Instiutin e Kosovës për Drejtësi vlersojnë se femicidi në Kosovë mbulohet mjaftueshëm me Kodin Penal. Sipas hulumtuesit, Gzim Shala, përfshirja e femicidit si vepër e veçantë penale nuk nënkupton ndryshimin e gjendjes në këtë fushë.

“…fillimisht duhet theksuar fakti se çështja e femicidit, është e mbuluar me Kodin Penal, e vrasje e rëndë Kodi Penal e ka përcaktuar edhe vrasjen për shkak të gjinisë, për këtë arsye ka një mbulueshmëri në Kodin Penal të Kosovës dhe që për vrasje të rëndë dënimi është deri me burgim të përjetshëm. Megjithatë për të dërguar një mesazh institucional për të shkuar përtej kësaj kjo mund të bëhet në këtë kuptim, mirëpo prapë se prapë në kuptimin juridik kjo çështje është e mbuluar…”, tha Shala për RTV21.

Dhuna në familje, veçmas vrasja e grave nga bashkëshortët ka ngjallur reagime të shumta të institucioneve dhe shoqërisë civile në vendin tonë, por rastet e fundit tregojnë se masat ligjore në fuqi nuk kanë ndikuar në rënien e kësaj dukurie në Kosovë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button