Elshani: Vdekja e 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit po trajtohet si e dyshimtë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit që u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit, pasi kishte kërcyer nga ura dhe nuk kishte dalë më nga uji.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe se pritet autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vazhduar hetimet. Trupi është identifikuar nga familjarët në objektin e Kryqit të Kuq.
“Policia, në momentin që ka pranuar informacionin që ka ndodhur rasti, e ka trajtuar si vdekje të dyshimtë sepse është hedhur nga ura dhe duhet të shihen edhe elemente se çka ka sjellë deri te hedhja”, tha Elshani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?