Elezi: LDK hynë në koalicion me LVV-në nëse ia jep pozitën e kryeministrit

(Lajm i përditësuar)
Elezi: LDK hynë në koalicion me LVV-në nëse ia jep pozitën e kryeministrit
Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lidhja Demokratike e Kosovës hynë në koalicion me VV-në, nëse kjo e fundit ia jep pozitën e kryeministrit.
“Nëse ja jep pozitën e kryeministrit”, deklaroi ai.
Elezi tha se qeveria do të krijohet nga opozita.
“Unë besoj që do të kemi qeveri mrenda një muaji, ndoshta para balotazhit dhe qeveria do të jetë nga opozita”, tha ai.
Ai tha se Kosova do të ketë një president i cili vjen nga ushtria (Forca e Sigurisë të Kosovës).
“E kemi pasë një kryetar prej policisë, do të kemi prej ushtrisë një kryetar, nga Forca e Sigurisë së Kosovës”, shtoi ai. /RTV21/21Media
Elezi: Hera e parë që Beogradi do të kontrolloj nëntë komuna në Kosovë
Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Click” të RTV21 tha se është hera e parë që në një vend në botë, ku udhëhiqen nëntë komuna nga organizatat terroriste.
“Ndoshta është për herë të parë në Kosovë që Beogradi do të kontrollojë nëntë komuna që janë të udhëhequra nga organizatat terroriste, Listën Serbe siç e ka konsideruar kryeministri i Kosovës. Kujtoj që është hera e parë që në një vend në botë udhëhiqen nëntë komuna nga organizatat terroriste dhe Beogradi, Vuçiq ka hise në nëntë komuna”, tha ai.
I pyetur lidhur me dyshimet për keqpërdorim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e së dielës, ai tha se ka dyshime të cilat i lidhi me deklaratat e presidentes, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje.
“Ka dyshime, madje ka dyshime të bazuara për keqpërdorim të procesit zgjedhor por duke u nisur nga fakti që patëm një deklaratë nga presidentja e Republikës së Kosovës, me ndërhyrjen e Beogradit zyrtar në këtë proces, pikërisht në ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu kemi pasur edhe një angazhim të adresimit edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës në lidhje me ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor”, deklaroi Elezi. /RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?