Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekaterina Trendafilova emërohet edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Gjykatës Speciale

Gjykatësja Ekaterina Trendafilova është emëruar edhe për një mandat në krye të Gjykatës Speciale.

Kjo u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara, të cilat kanë njoftuar se Trendafilova ka thënë se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe  se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”.

Tutje bëhet e ditur se Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës,

“Kryetare Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës, që punojnë në mënyrë të palodhur për të përmbushur mandatin e DHSK-së me profesionalizëm dhe përkushtim të palëkundur”, thuhet në njoftim.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button