Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe Partizani e Struga kërkojnë hapin e radhës në Ligën e Konferencës

Përveç Ballkani, në Ligën e Konferencës sot do të luajnë edhe dy skuadra të tjera shqiptare.

Bëhet fjalë për Partizanin e Shqipërisë dhe Strugën e Maqedonisë së Veriut.

Kampioni i Shqipërisë e fitoi ndeshjen e parë kundër skuadrës lituaneze Valmiera dhe sonte në “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 20:00 do të kërkojë që ta mbrojë këtë rezultat për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Struga do të luajë në udhëtim te skuadra nga Luksemburgu, Hesperange. Skuadra shqiptare ka avantazhin e fitores 3-1 nga ndeshja e parë dhe shihet si favorite për të vazhduar tutje.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button