Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe një mjek humbi betejën me Covid-19

 

Mynafir Beshiri është mjeku që ka vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e konfirmoi Oda e Mjekëve të Kosovës.

Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi. Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, njoftoi OMK.

Familjen Beshiri e ka ngushëlluar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i nderuar, dr. Mynafir Beshiri. Krahas punës së tij profesionale si mjek, ai ka qenë për më shumë se 30 vite aktivist e funksionar i Degës së LDK-së në Dragash. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia familjes së doktorit, kryetarit të degës në Dragash dhe gjithë miqve të tij”, shkroi Hoti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button