Kaloni te përmbajtja kryesore

“E vuajmë ende që nuk jemi pjesë e Kampionatit Botëror” – Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin “2me1” të RTV21, ka folur për rëndësinë e përfaqësimit në kualifikimin në kampionatin botëror. Duke thënë se Kosova ende e vuan këtë, për shkak të kualitetit dhe potencialit.

Ademi beson se Kosova shpejt do të jetë e kualifikuar në botëror.

“Për të gjitha federatat është shumë i rëndësishëm edhe për të gjitha konferatat, do të thotë për të gjitha kontinentet siç është Evropa dhe të tjerat është ose merren vendime të rëndësishme. Prandaj është një një farë obligimi. Ajo që neve na ka mungu, na ka mungu përfaqësimi si shtet dhe ajo nga mungon dhe po e them shumë me sinqeritet që e vuajmë ende, sepse kemi kualitet, potencial, kemi punuar aq shumë domethënë në të gjitha drejtimet, po si duket në fund fati nuk ishte me neve sepse ne i dimë rezultatet të cilat kanë ardhur”, tha ai

Ademi shtoi se Kosova ka marrë një emër tjetër në arenën ndërkombëtare.

Por pavarësisht kësaj, Kosova tashmë është në një nivel tjetër dhe ka marrë një emër tjetër edhe në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai për RTV21./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button