E pickoi bleta, ndahet nga jeta futbollisti Stefano Guerra

Stefano Guerra ka vdekur në moshën 62 vjeçare pas një pickimi nga një bletë, ndaj insektit ishte alergjik.
Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Santa Maria Nuova në Reggio Emilia.
Pas pickimit të insektit, ai raportohet se ka kaluar në shok anafilaktik, i cili më pas i ka shkaktuar atak në zemër.
Mbrojtësi, i lindur në Verona dhe i rritur në Vicenza, luajti për skuadra të ndryshme italiane.
Guerra më pas u martua dhe vazhdoi të jetonte në Reggio Emilia, duke i dhënë fund karrierës së tij si punonjës banke përpara se të dilte në pension.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?