E mposhti bindshëm Çekinë, Shqipëria vazhdon me hapa të sigurt drejt Euro 2024

(Lajm i përditësuar)
Shqipëria vazhdon me hapa të sigurt drejt Euro 2024
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur bindshëm atë të Çekisë, për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria e ka mposhtur 3:0 Çekinë.
Dy gola nga Taulant Seferi (minuta e 51’ dhe minuta e 73’) dhe një super gol nga Jasir Asani në minutën e 9’ i siguruan fitoren sot “kuqezinjve” të Sylvinhos.
Me pikët e reja, Shqipëria renditet në vendin e parë në Grupin E me 13 pikë të arkëtuara, krahas Çekisë që zbret në vendin e tretë në kuotën e tetë pikëve.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Shqipërisë.
Super Shqipëria po prin me golin e tretë
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Air Albania”, ku po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Kombëtarja e Shqipërisë si duket e ka vulosur fitoren ndaj Çekisë, pasi po avancon 3:0.
Është sërish Taulant Seferi ai që shënon gol, ku e thellon epërsinë e Shqipërisë në 3:0 në minutën e 73’.
Edhe një GOL, Shqipëria, thellon epërsinë ndaj Çekisë
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Air Albania”, ku po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 ndaj Çekisë,.
Ishte Taulant Seferi ai i cili shënon gol në minutën e 51’ për 2:0.
⚽️ 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Albania 2-0 Czech Republic | Taulant Seferi#shqiperi #ALBCZE #Czech #EURO2024 #ceskarepre
follow me: @allworldgoal pic.twitter.com/u9cWwKoN07— All World Goal (@allworldgoal) October 12, 2023
Shqipëria shkon në pushim në epërsi ndaj Çekisë
Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria po avancon 1:0 ndaj Çekisë.
Super goli i Jasir Asanit në minutën e 10’ e dërgon Shqipërinë në pushim në avantazh prej 1:0.
Shqipëria po ashtu ka epërsi numerike edhe në fushë, pasi te Çekia u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, e më pas me të kuq Mojmir Chytil.
Pjesa e parë, 1:0 në favor të Shqipërisë.
Çekia mbetet me një lojtar më pak ndaj Shqipërisë
Çekia ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Veçse që është në disavantazh prej 1:0, Çekia tani ka probleme pasi që ka mbetur me një lojtar më pak në fushë.
Chytil u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 25’, kurse u ndëshkua me të dytin të verdhë në minutën e 40’.
Shqipëri 1-0 Çeki, shënoi Jasir Asani
Shqipëria kaloi në epërsi me golin të shënuar nga Jasir Asani.
Shqipëri-Çeki, fillon ndeshja
Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në super ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Çekisë.
“Air Albania” në Tiranë është nikoqir i këtij dueli të zjarrtë mes vendit të parë dhe vendit të dytë në Grupin E.
Shqipëria zë vendin e parë me 10 pikë, krahas Çekisë që renditet e dyta me tetë pikë.
Shqipëri-Çeki, formacionet zyrtare
Do ta ketë peshën e kualifikimit për në Kampionatin Evropiane ‘Euro 2024’ përballja e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë.
Kuqezinjtë janë lider të Grupit E me 10 pikë, dy më shumë se rivali i sotëm, por që çekët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fitorja për secilën skuadër do të thoshte praktikisht sigurim i kualifikimit tutje në Euro 2024.
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, para ndeshjes ka deklaruar se kjo është njëra nga tri finalet e mbetura për t’u luajtur dhe se lojtarët duhet të derdhin shumë djersë në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv. Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Armando Broja për shkak të lëndimit, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?