Kaloni te përmbajtja kryesore

Andin Hoti reagon ndaj kritikave pas propozimit për ministër

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka reaguar ndaj kritikave që iu bën nga propozimit për minister.

Ai u shpreh se janë disa reagime që po i ngjallin neveri tash e shumë kohë, ku u përmend edhe emri i babait të tij, Ukshin Hotit.

“E korite emrin e babës”, ka qenë një koment që ai tha se ka pranuar, derisa e quajti të neveritshme të lidhet respekti ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.

“Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes. Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta apo edhe kritikat njerëzore. Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë. Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur. Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike. Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë”, ka shkruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button