E goditi me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik, arrestohet një person
Një 31 vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi që i njëjti ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
Sipas policisë i pandehuri R.SH në hyrje të parkingut te sheshi “Skënderbej”, ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?