Dy vite bllokim për aplikimin e Kosovës në BE, Hoxhaj: Qeveria Kurti sjell vetëm humbje dhe sanksione

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme, duke theksuar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxhaj shkroi: “Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje.
Deklarata e tij u bë në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që ka mbetur i bllokuar dhe pa progres konkret.
Ai e ka shoqëruar këtë kritikë me një video, ku paraqiten arritjet historike të qeverive të mëparshme, derisa ai ishte vet pjesë e qeverisë dhe pjesë e këtyre arritjeve, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe marrëveshjen me BE-në për qasje në programet e saj.
Dyvjetori i aplikimit për anëtarësim në BE rikthen vëmendjen te mungesa e progresit në këtë drejtim, ndërkohë që Kosova është përballur edhe me sanksione dhe presione nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të politikave të qeverisë aktuale.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?