Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy vdekje të dyshuara, Policia nis hetimet

Policia ka nisur hetimet për dy vdekje të dyshuara në Prishtinë dhe Zveçan.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se në Prishtinë, në rrugën “Harun Aliu” është gjetur i vdekur një burrë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe në fshatin Korilë në Zveçan është gjetur i vdekur një burrë në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe Policia ka nisur hetimet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button