Dy të ndaluar për tentim vrasje në Pejë

Dy persona janë ndaluar sot për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në rrugën Pejë-Rozhajë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për kp se gjatë ditës lidhur me rastin janë ndaluar dy persona, njëri prej të cilëve është i mitur.
“Dy persona me urdhër të prokurorit janë ndaluar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i mitur për 24 orë”, ka thënë Nikçi.
Rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë vetura e tij është goditur me plumba.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?