Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan – Prishtinë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Lipjan – Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta, ka bërë të ditur edhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe se, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

‘‘Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.’’, ka thënë Policia/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button