Dy persona dënohen me 300 ditë burgim për ryshfet në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.S., i cili akuzohet për veprën penale marrja e ryshfetit, ndërsa i pandehuri Sh.N., akuzohet se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit.
Trupi gjykues ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit R.S., duke i shqiptuar dënim 180 ditë burgim, gjobë në shumën 1.000 euro, ndalim të ushtrimit të profesionit në afat prej dy vjetësh, si dhe e ka urdhëruar t’ia paguajë të pandehurit – dëmtuarit Sh.N., shumën prej 1.000 eurove, të cilën e ka përfituar si rezultat i kryerjes së veprës penale.
Ndërsa për të akuzuarin Sh.N., dënim prej 120 ditë burgim dhe 500 euro gjobë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?