Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy nipërit e Adem Jasharit të pranishëm në stadium

Atmosfera elektrizuese në stadiumin “Air Albania” është bërë edhe më emocionuese me praninë e dy figurave që mbajnë emrat e shenjtë të historisë shqiptare – Adem dhe Hamëz Jashari, pjesëtarë të familjes heroike nga Prekazi.

Ademi dhe Hamza, që me krenari mbajnë emrat e dy prej heronjve më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të pranishëm në tribunat e stadiumit për të ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme të Kombëtares shqiptare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button