Kaloni te përmbajtja kryesore

Durrës, pronari i banesës i mbyll në garazhe katër kosovarë, thotë se nuk paguan për akomodim

Katër kosovarë janë mbajtur peng për rreth 45 minuta në një shtëpi pushimi në Durrës.

Ata dyshohet se u morën peng nga pronari i shtëpisë me iniciale D.K., i cili pretendon se pushuesit nuk paguan për akomodim.

Përveç pronarit 48-vjeçar, është arrerstuar edhe një tjetër shtetas shqiptar me inicialet N.Xh., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit shqiptar. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button