Kaloni te përmbajtja kryesore

Durmishi: Ne bëjmë ura, prokuroria ka punët e veta

Zëvendësministri në detyrë i infrastrukturës Hysen Durmishi përmes një bisede telefonike tha për RTV21 se ministria ka punët e veta ndërsa prokuroria ka të vetat.

Durmishi ka deklaruar shkurt se “ne ndërtojmë urat ndërsa prokuroria ka punët e veta”. Deklarata e tij pasoi nisjen e hetimeve lidhur me tenderin një burimor për ndërtimin e dy urave në Mitrovicën e veriut, krah urës kryesore në Ibër. Ndryshe qeveria në detyrë me 1 korrik ka nisi ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.

Kryeministri në detyrë kishte deklaruar se njëra urë do të jetë me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra. Ndërsa tjetra me një gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 metra. Ndëra tenderin një burimor e kishte cilësuar si efikasitet të qeverisë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button