Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua shënon një tjetër sukses me “Levitating”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është ndër artistët që çdo herë ka bërë krenar të gjithë me arritjet e saj në botë.
Së fundmi, superhiti “Levitating” korri një tjetër sukses, duke u bërë kështu kënga e parë publikuar nga një femër artiste e cila qëndroi për 35 javë në top listën e dhjetë këngëve më të mira.
“E pabesueshme! Jam mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me njerëzit më të preferuar në planetin tokë @icoffeejr @sarahhudsonxx @the_koz – por, kjo këngë nuk do të ishte asgjë pa ju. Ju dua! 35 javë në top dhjetëshe”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit në Instagram.

Kujtojmë se, Dua është duke punuar në projektin më të ri, por jo këngë. Artistja ka nisur xhirimet e filmit “Argylle”, i cili shfaq Duan për herë të parë si aktore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button