Kaloni te përmbajtja kryesore

Dogji një lokal në Zubin Potok, policia kap në flagrancë të dyshuarin

Një person është arrestuar pasi ia ka vënë flakën një lokal në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka reaguar duke parandaluar djegien e shtëpisë nga i njëjti person, të cilin në shtëpi iu janë gjetur një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marrë flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

“Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm. Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për të ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar që t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit, siç janë një shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe dy shkrepëse për ndezje të zjarrit.

“Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një radiolidhje, një uniformë ushtarake, dy pllaka të antiplumbit, një palë trenerka me njolla gjaku, si dhe njëzet e dy aparate për prodhimin e kriptovalutave. Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marrë ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasojë e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetojë në familjen e vet. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button