DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rregulltat në historinë e vendit

Zgjedhjet e 7 qershorit ishin ndër më të rregulltat në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, vlerëson Demokracia në Veprim.
Në deklaratën preliminare të DnV-së theksohet se në zgjedhjet e parakohshme s’ka pasur incidente të theksuara dhe parregullsi në procesin zgjedhor.
Sipas hulumtuesit, Eugen Cakolli, KQZ ka administruar zgjedhjet në mënyrë profesionale dhe më përputhje me dispozitat ligjore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?