Diskutohet për nevojat dhe pengesat e sektorit privat pas situatës me Covid-19
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me drejtorin e Zyrës për zhvillim ekonomik nga USAID, Joshua Mike dhe specialisten e menaxhimit të projekteve në USAID, Besa Ilazi.
Në takim u diskutua për nevojat, pengesat dhe mundësitë e sektorit privat pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Gjithashtu, ministri Mustafa shpalosi vizionin dhe programet zhvillimore që po zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?