Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

Situata në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qartë dhe personat e armatosur janë larguar nga manastiri, kështu ka bërë të ditur Dioqeza Rashkë-Prizren.
Bëhet e ditur se është vërejtur prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portave të hyrjes dhe në oborrin e manastirit.
“Në konviktin e manastirit ndodhen ende igumeni me vëllazërinë e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë janë mirë, se në kapelën e manastirit bëhen shërbesa të rregullta, me shpresë që kjo dramë të përfundojë sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin e Dioqezës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?