Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjet një shtëpi në Gjakovë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në një shtëpi në Gjakovë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërsa, sipas Policisë rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button