Kaloni te përmbajtja kryesore

Dhunë në familje, ndërhyn policia

Mbrëmë një person është arrestuar në Ferizaj pasi që ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se deri te dhuna ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje.
“Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin magjistrale Ferizaj –Prishtinë, në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet XH.M ( F/K) i moshës 33 vjeçare”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button