Deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri në gjysmë ore qytetarët po presin në kufirin e Vërmicës.
Pritjet deri në 20 minuta shkojnë edhe në Muçibabë e Bërnjak.
Kurse në pikat tjera kufitare, bazuar në përditësimet e fundit, nuk kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?