Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputeti i PDK-së takon Richard Grenellin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me të dërguarin e presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga takimi.

Në fotografinë e publikuar, Behrami dhe Grenell shihen në një ambient zyrtar me flamurin amerikan në sfond.

Deputeti i PDK-së ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën konstruktive.

“Me Ambasadorin Grenell-një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, ka shkruar Behrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button