Deputetët biseduan me ambasadorin e Zvicrës për marrëdhëniet bilaterale
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran.
Kryetari i Komisionit, Haki Abazi ka thënë se në takim diskutuan edhe për ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran pasi të jetë anëtar në Këshillin e Sigurimit.
“Biseduam për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale, vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceran në kuadër të KFOR-it, gjithashtu për rolin e Zvicrës si një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që do të jenë nga 2023-2024 dhe atë ndihmesën që mund të bëjë shteti i zviceran për Kosovën”, ka thënë Abazi.
Deputeti ka thënë tutje se pozicioni i Zvicrës ndaj Kosovës është miqësor, ka lidhje të jashtëzakonshme në mes të dy vendeve edhe për shkak të numrit të madh të diasporës kosovare atje.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?