Kaloni te përmbajtja kryesore

Dëmtohet pllaka përkujtimore e policit të rënë në detyrë

Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin e dëmtimit të pllakës përkujtimore të Heroit të Kosovës, Izet Demaj, polici që kishte rënë në krye të detyrës në Istog.

“Është raportuar se pllaka përkujtimore e Heroit Izet Dema nuk gjendej në lokacion ku ka qenë e vendosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe kanë bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Polici Izet Demaj u vra më 27 dhjetor 2018, në një përleshje me një person të armatosur, i cili kishte hyrë për të grabitur një bankë në qytetin e Istogut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button