“Demokracia Serbe” mbetet pa pesë komisioner: Lista serbe po i bën preson

Demokracia Serbe ka njoftuar se pesë anëtarë të tyre në komisionet zgjedhore në Zveçan, brenda disa ditësh janë tërhequr nga detyra e tyre për ditën e zgjedhjeve.
Demokracia serbe thekson se sipas informacioneve që kanë, Lista Serbe ka ushtruar presion ndaj disa prej tyre që të tërhiqen.
“E dënojmë këtë praktikë dhe shprehim dyshime mbi rregullsinë e zgjedhjeve në Zveçan në këto kushte. Listës Serbe po i vjen fundi dhe ata nuk dinë më çfarë të bëjnë, prandaj po i kthehen recetës së vjetër. Ne nuk do të tërhiqemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit tonë edhe në rrethana të pamundura. I bëjmë thirrje qytetarëve të Zveçanit që të dalin sa më shumë dhe të japin përkrahje për listën tonë në Zveçan”, thuhet në reagim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?