Kaloni te përmbajtja kryesore

Dëmet nga breshëri, Ferati: Janë të papërballueshme, Muja zotoi mbështetje për fermerët

(Lajm i përditësuar)


Dëmet nga breshëri, Ferati: Janë të papërballueshme, Muja zotoi mbështetje për fermerët

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, tha se dëmet e shkaktuara nga breshëri janë të përmasave të mëdha dhe të papërballueshme për komunën.

“Dëmi në kuptimin material është i papërballueshëm për ne si komunë, është shumë i rëndë edhe për pjesën e nivelit qendror”, deklaroi Ferati në emisionin “Për ditë të Mbarë” në RTV21.

Ai bëri të ditur se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, është zotuar për mbështetje të veçantë për fermerët e Istogut, pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri.

“Me mbështetje të veçantë, siç ministri Muja u zotua për bujqit istogas, pasi që është njëra ndër komunat me sipërfaqen më të madhe të tokës së punueshme”, tha Ferati.

Sipas tij, pasojat nuk janë vetëm financiare, por ndikojnë edhe në sigurimin e ushqimit për fermerët.

“Nuk është vetëm dëm financiar, për shkak se jemi vendi me fermat më të mëdha në vend. Nuk është çështja vetëm dëmi financiar, është çështje e dëmtimit që ia ka bërë fermerit në sigurimin e ushqimit. Goxha e vështirë të sigurohet ushqim në këtë kohë për krejt vitin. Goxha sfiduese, besoj bashkë me ministrinë dhe institucionet kemi me i qëndru afër fermerit”, u shpreh ai. /RTV21/21Media


Ferati: Deri në fillim të gushtit dorëzohet raporti për dëmet nga breshëri në Istog

Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri që goditën Kosovën të hënën shkaktuan dëme të mëdha në disa rajone të vendit, ndër to edhe në komunën e Istogut.

Për situatën e krijuar ka folur në emisionin “Për ditë të Mbarë” në RTV21 kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i cili bëri të ditur se tashmë ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve.

Ferati tha se ka zhvilluar një takim me ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i cili vizitoi Istogun për t’u takuar me fermerët e prekur nga breshëri.

“Thirrja për vlerësim të dëmeve nga ne është bërë si komunë. Diku në fund të këtij muaji, eventualisht në ditët e para të gushtit, ne e dorëzojmë raportin e vlerësimit të dëmeve në Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Ferati.

I pyetur nëse ministri Muja ka premtuar kompensim për dëmet e shkaktuara, Ferati tha se qasja e tij gjatë takimit ishte pozitive.

“Nuk mbahet mend një breshër i tillë në territorin e komunës së Istogut”, u shpreh Ferati. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button