Kaloni te përmbajtja kryesore

Demaj: Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, do të shkojë me fajin e opozitës

Analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se, nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, fajin e ka opozita.

“Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, do të shkojë me fajin e opozitës”, tha ai.

Këtu kundërshtuan analistët Blerim Canaj e Arton Muhaxheri.

Tutje, Demaj kërkoi të sqarohej.

“Ky (Kurti) do të veprojë me dy shigjeta, si me presidentin, gjithashtu edhe me qeverinë, ose kryetarin e Kuvendit. Pse po them, ky i mendon edhe zgjedhjet, sepse opozita nuk është e gatshme, shtëpi e pikë e pesë, si në PDK, si në LDK. I thotë PDK-së: ‘Bjerma emrin, hajde’, edhe ata i kanë të njëjtat probleme. E me fajin e kujt po shkohet në zgjedhje, me fajin e Kurtit apo opozitës?”, tha Demaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button