Kaloni te përmbajtja kryesore

Deklaroi se iu vodhën para të postës, e gjitha ishte inskenim nga ana e tij

Mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një grabitje. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka raportuar se ishte duke dërguar postё nё njё lokacion, papritmas ёshtё ndaluar nga katёr persona tё maskuar dhe tё armatosur, të cilët e kanё nxjerrё me dhunё nga vetura duke i marrur para nё shumё prej katёrmijё e treqind e tetёdhjetё e shtatё euro e shtatёdhjetё e tetё cent , para tё postes private dhe gjashtёqind e dyzet e tre euro, para personale.
Lidhur me këtë rast policia ka arritur ta identifikoj se ky ishte një kallëzim i rremë nga i dyshuar, i cili ёshtё dёrguar nё ndalim Policor prej 48-orёsh, pёr veprёn penale lajmёrim apo kallёzim i rremё.
“Gjatё intervistimit tё viktimёs nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, gjatë një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, kemi argumentuar se viktima/tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes. Nё deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat”, thuhet ndër tjera në komunikatën e Policisë.
Nga i dyshuari janё sekuestruar njё mijё e njёqind e dyzet e pesё euro./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button