Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dehet tej mase, i sulmon dy persona në një aheng familjar në Mitrovicë

Një aheng familjar në Mitrovicë, u bë arenë e ndërhyrjes së policisë, meqë dy persona që po merrnin pjesë aty u sulmuan nga një tjetër.

Sipas Policisë, sulmuesi dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit kur i goditi viktimat.

Si pasojë, dy të fundit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button