Kaloni te përmbajtja kryesore

“Degradim i mjedisit”, ​sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjete motorike të cilat me datë 20 maj 2025 i janë zënë të dyshuarit S.V., në fshatin Popovcë të Leposaviqit, pasi i njëjti ishte duke gërmuar shkëmbin me makineri të rëndë dhe pa leje përkatëse për ta zhvilluar këtë veprimtari.

Me këtë rast është dhënë urdhër i përkohshëm ndalues për mjetet motorike:
• Një kamion i markës Volvo 380 ngjyrë e kaltërt me tabela vendore regjistrimi,
• Një bager Ulta 150 L ngjyrë e verdhë pa dokumente.

Për këtë rast ndaj të dyshuarit S.V., është hapur rast për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button