Debati për raportin e progresit shtyhet për seancën e ardhshme

(Lajm i përditësuar)
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare, pas dështimit të miratimit edhe të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Legjislativi nuk pati kuorum për t’i miratuar të njëjtat, megjithëse gjatë ditës së sotme pozitë dhe një pjesë e opozitës u bënë bashkë për t’i kaluar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme, rrjedhimisht shtyu edhe debatin për raportin e progresit për Kosovën.
Konjufca tha se ky debat do të mbahet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e radhës
Abazi akuzon Haxhiun: Gjatë intervistimit në Prokurori një matrapaz më kërcënoi me revole
Gashi për zjarrin në IML: Qeveria po digjet nga flakët e pushtetit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore mund të jetë shkaktuar me qëllim të zhdukjes së rasteve kriminale. Ai numëroi tri skandalet, që sipas tij, ka bërë qeveria gjatë një jave. Në seancë plenare, Gashi u shpreh se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se nuk ka dëmtim të mostrave dhe të arkivës.
Ai theksoi se bazuar në raportimet, deklarimi i tillë nuk është i vërtetë. Po ashtu ai tha se skandali i parë është shtyrja e regjistrimit të popullsisë dhe pronës për një kohë të caktuar.
Ai tha se kjo qeveri erdhi me flakë në pushtet, por ai akuzoi pushtetin për qeverisje kriminale.
Gashi përmendi edhe pagën e këshilltarit Gani Jakupi, i cili është angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Haxhiu: Mustaqet e Adem Jasharit u dogjën në IML, s’e dija se mbaheshin aty
Ngjarjet në IML, PDK-ja do të iniciojë themelimin e komisionit hetimor
Seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me një minutë heshtje në nderim të Xhemajl Mustafës
Në Kuvendin e Kosovës, seanca plenare ka nisur me një orë vonesë.
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së aktivistit të LDK-së, Xhemajl Mustafa sot në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
Kuvendi diskuton sot për Raportin e Progresit për Kosovën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare nga ora 10:00, në të cilën përveç tjerash, do të debatojnë edhe në lidhje me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Në raportin e progresit për Kosovën, në shumicën e fushave që vlerësohen, Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka shënuar “përparim të kufizuar”.
Aty gjerësisht përmendet edhe situata e tensionuar e sigurisë në veri të Kosovës, që banohet me shumicë serbe, por edhe për procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Në dokumentin për Kosovën shprehjet keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre nga dialogu pa parakushte dhe vonesa të tjera.
Kosovës i bëhet ftesë veçmas që të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në raport, tashmë kërkohet që asociacioni të themelohet duke pasur për bazë propozimin e fundit për draft-statusin për asociacionin, që u është prezantuar palëve më 21 tetor.
Ndryshe, paraprakisht në rend dite janë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat kanë dështuar të miratohen në seancat e kaluara.
Këto marrëveshje nuk mund të kalojnë pa votat dy të tretave të deputetëve të përgjithshëm, ndërkohë që një pjesë e opozitës ka vendosur kushte për votimin e tyre.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
9. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
10. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
11. Shqyrtimi i Projektligjit për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
12. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
13. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,
15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Verëra,
16. Votimi në parim i Projektligjit për vlerësimin strategjik mjedisor,
17. Votimi në parim i Projektligjit për performancën energjetike të ndërtesave,
18. Votimi në parim i Projektligjit për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
19. Votimi në parim i Projektligjit për tekstet shkollore,
20. Votimi për emërimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
21. Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
22. Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
23. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
24. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
25. Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
26. Zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?