Kaloni te përmbajtja kryesore

David Kantozi nga Tel Aviv për RTV21: Nga e diela në mëngjes çdo ditë ka gjuajtje me raketa

(Lajm i përditësuar)


Kolë Krasniqi: Rritja e konfiliktit në Ballkan varet nga reaigmi i botës perëndimore

Eksperti i terrorizmit, Kolë Krasniqi në emisionin ‘Click” të RTV21 tha se konflikti i ngrirë në Veri të Kosovës mund të tejkalohet me reagimin e botës perëndimore ndaj Beogradit.

Rritja e konfiliktit në Ballkan krejt varet nga reaigmi i vendosur dhe energjik i botës perëndimore., nëse SHBA dhe BE si forca kryesore financiare në botë që natyrisht të ushtrojnë një presion të sigurt dhe të sinqert ndaj Beogradit unë besoj që do të tejakalohet ky konflikt i ngrirë që disa kohë në veri”, tha Krasniqi ndër tjera.


Peci: Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga shumë shtete në botë duke përfshirë edhe Kosovën

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21  ku u fol për luftën që fillojë të shtunën në Izrael tha se Kosova ka shpallur Hamasin organizatë terroriste.

”Momentalisht janë në luftë Izraeli me Hamasin, mos ta harrojmë se Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga shumë shtete në botë duke përfshirë edhe Kosovën”, tha Peci.

Peci tutje tha se marrja e pengjeve civile nga Hamasi ku janë edhe disa shtetas amerikan tregon fytyrën e vërtetë të Hamasit,

”Marrja e pengjeve civile amerikane nga Hamasi e komlikon sitatën edhe më tepër, sepse në këtë situatë SHBA-ja nuk mund të lejojë  që qytetarët e saj të keqtrajtohen apo edhe të vriten nga Hamasi, nëse Hamasi e bën një gjë të tillë e bën një gabim katastrofal për vetën”, tha Peci.


David Kantozi nga Tel Aviv për RTV21: Nga e diela në mëngjes çdo ditë ka gjuajtje me raketa

Nga Tel Aviv në një lidhje direkte  në ”Clcik” të RTV21 David Kantozi foli për luftën që filloi në Izrael të shtunën.

Ai tha se sulmet me raketa janë të vazhdueshme.

Nga e diela në mëngjes çdo ditë, çdo moment ka gjuajtje me raketa”, tha Kantozi.

Ai tutje foli edhe për njerëzit e rrëmber brenda territorit të Izraelit që nga fillimi i luftës, teksa shtoi se bëhet fjalë për një numër të madh.

Izraeli pret që ata të kthehen mbrapsht,  numri është i madh 150 ose 200 nuk është akoma e fikësuar por që jane nga fëmijët  vegjël e deri të moshuarit e moshave 90-95 vjeç”, tha Kantozi.


David Kantozi nga Tel Aviv flet për gjendjen në Izrael

Në ”Click” të RTV21 po diskutohet për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Nga Tel Aviv në një lidhje direkte David Kantozi foli për gjendjen aktuale në vendin ku po zhvillohet lufta, teksa  shtoi se në ‘Izrael është gjendje lufte”.

”Izraeli po bënë një kundër ofensiv dhe vazhdon që çdo ditë të kryejë sulme nga ajri në rripin e gazës”, tha Kantozi ndër tjera.

Kantozi ndër tjera shtoi  se ”nuk ka frikë, nuk ka panik njërzit dëshirojnë ta mbrojnë atdheun e tyre”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button