DASH: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për depërshkallëzimin i nevojshëm

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matt Miller ka konsideruar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për depërshkallëzimin e situatës në Kosovë është i nevojshëm.
Miller tutje ka thënë se për ta qetësuar situatën në veri është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“Mendojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Miller në një konferencë për media.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?